Rahovec: Latifi diskuton për veprime konkrete për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 14:29 | Nga

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi , ka takuar punëtorët e drejtorive të Inspeksionit, të Urbanizmit, të Shërbimeve Publike dhe me përfaqësuesit e Policisë nga stacioni Policor në Rahovec, ku ka kërkuar veprime konkrete për mbrojtjen mjedisin tonë natyror dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara.


Poashtu, kryetari Latifi, ka kërkuar që koordinimi i punëve ndërmjet drejtorive komunale dhe policisë të jetë më efikas e në përputhje me përgjegjësitë që kanë, dhe pa humbur kohë të veprojnë seriozisht për parandalimin e hedhjes pa vend të mbeturinave inerte dhe atyre të amvisërisë.

Për këtë qëllim janë angazhuar edhe dy roje aktive në funksion të parandalimit të hedhjes së mbeturinave.

Gjithashtu, kryetari Latifi i ka informuar edhe për veprimin e TASK FORCA (ekip i posaçëm) që do të kujdeset për mbrojtjen e mjedisit nga hudhja e pavend e mbeturinave. Ndaj cilitdo që hedh mbeturina pa vend bjen ndesh me ligjin për mbeturinat, e ku sipas Udhëzimit Administrativ nr. 14/2015 për “Gjobat Mandatore”, parashihet të shqiptohen dënime nga 5-100 €.

Në fund të takimit Kryetari Latifi u ka bë thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë  më fort e bashkërisht ta mbrojmë mjedisin ku ne jetojmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme