AGK-ja e dënon sjelljen e BIA-s serbe ndaj gazetarit Adriatik Kelmendi, e fton BE-në të reagojë

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas raportimit se gazetari kosovar, Adriatik Kelmendi është marrë në pyetje nga ana e BIA-s serbe në vizitën e tij të fundit në Beograd.

AGK-ja e ka konsideruar si të papranueshme një sjelle të tillë ndaj gazetarit kosovar dhe aktivistit për pajtim rajonal.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim raportimin e gazetarit kosovar, Adriatik Kelmendi, për marrjen në pyetje nga ana e BIA-s serbe në vizitën e tij të fundit në Beograd.  Sipas Kelmendit, në fakt, ai është përballur me një sjellje të tillë të autoriteteve serbe secilën herë që i ka rënë të udhëtojë në Serbi, tash e një kohë. Kelmendit i janë kërkuar sqarime për pozicionet e tij publike.   AGK-ja e konsideron të papranueshme një sjellje të tillë ndaj një gazetari dhe aktivisti për pajtim rajonal”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme