Aksident i rëndë në Drenas, vdesin dy gra

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku jan përfshirë dy vetura, nga i cili kanë mbetur të vdekura dy gra, merr vesh.

Si pasojë e këtij aksidenti, sipas Policisë kanë mbetur të lënduar rëndë 6 persona, të cilët janë dërguar për trajtim urgjent mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë për Express nga Policia e Kosovës.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Të ngjashme