Aksident në Bronx, një 26-vjeçar shqiptar i vdekur, shoku i tij në gjendje kritike

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 18:18 | Nga Ekonomia Online

Kreshnik Kajtazaj u gjend i vdekur ne vendngjarje, ndërsa një bashkëmoshatar i tij, ndodhej i plagosur rëndë në aksidentin me makinë në Bronx të New Yorkut, pak pas mesnatës.

Shkaku i vdekjes : 26-vjeçari Kreshnik (Nick) Kajtazaj, nga Bronx, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një përplasje e fuqishme me një shtylle elektrike, pësuar nga një aksident trafiku automobilistik ne një nga lagjet me te populluara me shqiptar ne Bronx-New York, sipas policisë mendohet te ketë qene ecja me shpejtësi të madhe, që ndodhi në orët e para të mëngjesit 12:15AM të së enjtes, 16 dhjetor 2021, tha televizioni lokal Bronx12.

Përplasja fatale sipas tyre ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen e shqiptareve Morris Park Avenue dhe Haight Avenue në Bronx, New York.

Hetimi paraprak zbuloi se një Mercedes Benz ML320 i vitit 1998 me dy persona po udhëtonte me shpejtësi të madhe në expresin Morris Park Avenue, kur shoferi nuk arriti të kontrollonte automjetin ne tentative per te bere nje kthesë dhe u përplas me një shtyllë te ndriçimit.

Autoritetet mbërritën menjeher në vendin e ngjarjes dhe gjetën brenda saj dy persona, një nga ata ishte Kreshnik Kajtazi që ishte dhe drejtuesi i mjetit, sipas policise me plagë të rënda në kokë dhe pasagjeri nje 24-vjeçar me plagë të rënda gjithashtu në koke. Kajtazaj u deklarua i vdekur në vendin e aksidentit nga mjekët, ndërsa pasagjeri i tij u transportua në gjendje kritike për në spital.

Autoritet tha se aksidenti mbetet nën hetim.

Një njoftim te saj ne orët e para te mëngjesit autoritet thane se shofer i automjetit tip Mercedesit ishte me shpejtësi teksa shpërtheu ne përplasje me shtyllën e ndriçimit, pasi ka kaluar disa drita të kuqe përpara se të përplasej , duke lënë të vdekur shoferin dhe pasagjerin e tij të lënduar rëndë, thanë policët.

Kajtazaj, 26 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje nga një traumë e rëndë në kokë.

Mjekët e dërguan me urgjencë pasagjerin e tij 24-vjeçar në Qendrën Mjekësore Jacobi, ku ndodhej në gjendje kritike.

Kajtazaj ishte një milje larg shtëpisë kur u përplas, gjithmon sipas policisë e cila ndodhej ne vendngjarje.

Policia :

Sqaroi ne nje konference te shpejt me gazetaret se NYPD iu përgjigj një thirrjeje për një aksident automobilistik të enjten në orën 12:15 në Morris Park Avenue dhe Haight Avenue. Në vendngjarje, policia thotë se ka pikasur një shofer 26-vjeçar me traumë të rëndë në kokë dhe një pasagjer 24-vjeçar me traumë të rëndë në gjoks dhe koke.

Sipas oficerëve, dy te rinjet ishin në një Mercedes Benz ML320 të vitit 1998. Ata po udhëtonin me shpejtësi të lartë në Morris Park Avenue, thotë policia, kur shoferi nuk arriti të manovronte siç duhet në rrugë dhe automjeti u përplas me një shtyllë ndriçimi.

Në zonë kanë shkuar menjeher edhe atoambulancat EMS dhe ka konstatuar vdekjen e 26-vjeçarit në vendngjarje. EMS e transportoi 24-vjeçarin për trajtim ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia e identifikoi 26-vjeçarin si Kreshnik Kajtazaj, nga Bronx, si te vdekur ne vendngjarje dhe pasagjerin ne sedlin e pare ne gjendje kritike per jeten.

Image

Aksidenti në Bronx- New York

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme