Amnesty Internacional interesohet për të drejtat e njeriut në Kosovë

Prishtinë | 29 Nën 2016 | 16:20 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendësdrejtoreshën e Amnesty International, Gauri van Gulik.

Gjatë takimit u bisedua për çështjet aktuale që lidhen me mbrojtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, zhvillimet e fundit si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen, avancimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Zëvendësdrejtoresha për Evropë e Amnesty International, Gauri van Gulik, vlerësoi përkushtimin e Kosovës në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke u interesuar edhe për çështje të ndryshme aktuale, në këtë fushë.

Të ngjashme