Anëtarë të grupit “SpeedomaniaKs” protestojnë kundër rritjes së çmimit të sigurimit të veturave

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 16:06 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i vogël i qytetarëve kanë protestuar këtë të shtunë para BQK-së kundër rritjes së çmimit të sigurimit të veturave prej 26%, raporton Ekonomia Online.

Anëtarë të grupit “SpeedomaniaKs”, nën organizimin e të cilëve është mbajtur kjo protestë, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me pankarta në duar “Ofertë: Kemi rritje të Sigurimeve dhe zbritje të rrogave”, “1 rrogë=sigurimi i veturës”.

Arlind Ramadani nga “SpeedomaniaKs”, tha se një vendim i tillë e rëndon situatën ekonomike në vend, duke marrë për bazë që Kosova është një ndër vendet më të varfra në rajon.

Sipas tij, zyrtarët e BQK-së këtë vendim e kanë marrë për grupe të caktuara të interesit.

“Ne si takojmë asnjë grupi politik apo partiak. Ky vendim i BQK është i papranueshmen dhe skandaloz duke pasur parasysh që Kosova është një ndër vendet më të varfra në rajon”, tha ai

“Kërkesa jonë është që vendimi të shfuqizohet dhe të kthehet ai i mëparshmi. Ne kërkojmë edhe nga kryeministri në ardhje Albin Kurti që të formojë një komision të hetojë gjithë këtë çështje”, theksoi ai.

Më tej ai shtoi se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre nuk do të ndalin protestat dhe do të shfrytëzojnë të gjitha format ligjore për shfuqizimin e vendimit.

“Guvernatroi i bankës Qendrore të Kosovës, para disa dite kishte deklaruar se :E kemi lënë domenin që një kompani e huaj të vendos për çmimin e tarifave, nëse mendohet  se kjo është e lartë. Kjo deklaratë është skandaloze, ngase guvernatori ose nuk i njeh mirë procedurat ligjore ose është duke na gënjyer të gjithëve. Vendimi për ngritjen e çmimeve të sigurimeve për automjete 26 për qind është marrur më datë 1 nëntor dhe ka hyrë në fuqi më datë 15 nëntor. Guvernatori thotë që edhe pse vendimi është marrur dhe ka hyrë në fuqi prap në të ka mundësi të ndërhyjë një kompani e huaj dhe të vendosë për çmimin. Do të thotë vendimi i BQK-së qenka vendim i atillë me karakter supozues por edhe absolut që edhe pse ajo ka hyrë në fuqi, në ta ka mundësi të ndërhyjë një kompani cilado qoftë ajo dhe të vendosen taksa të reja në të. Kjo është tallje”, tha ai.

Më tej ai tregoi se nga java tjetër do të protestojnë gjatë ditëve të punës dhe do t’i bllokojnë rrugët në magjistrale dhe trafikun në kryeqytet.

Në fund protestuesit kanë hedhur nga 10 cent në BQK.

Një protestë e ngjashme u mbajt edhe të premten para BQK-së, nga “Merakli t’kerreve”.

Të enjten guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti në një konferencë për medie tha se vendimi i tyre është marrë edhe duke respektuar rekomandimet e bëra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Kurse, e la të hapur mundësinë që një kompani e huaj të rishikojë çmimet.

Me këtë rritje, për makina me kapacitet prej 1.1 deri në 1.3 kubik, sigurimi nga 100 euro do të kushtojë 127 euro.

Derisa për ato nga 1.9 deri në 2.2 kub nga 184 do të bëhet 233 euro.

Por, më së shumti i bie të paguajnë automjetet me kapacitet mbi 2.7, ku nga 247 do të japin 313 euro për sigurimin fillestar.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme