Apostolova dëgjon rrëfimet e të mbijetuarave të trafikimit, u jep mbështetje për riintegrim

Gjakovë | 07 Nën 2019 | 12:32 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka vizituar dyqanin e rrobaqepësisë për të mbijetuarat e trafikimit në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.

Ambasadorja Apostolova ka biseduar me viktimat e trafikimit. Ajo ka kërkuar nga ato të fillojnë nga e para dhe të riintegrohen në shoqëri.

Sipas Apostolovës, sa më shumë të dalin e të flasin viktimat, do të ketë sa më pak raste të tilla. Ndër të tjera, Apostolova deklaroi se do të vazhdojnë të mbështesin viktimat e trafikimit.

“Të fitoni fuqinë dhe të filloni nga e para për riintegrim në shoqëri. Sa më shumë njerëz që flasin nga ju do të ketë më pak raste të tilla. Ju falënderoj juve pasi kjo që ju po e bëni është shembulli më i mirë për viktimat. Pas formimit të qeverisë do të keni mbështetjen e institucioneve. Do të vazhdojmë të ju mbështesim”, u shpreh Apostolova.

Menaxherja e projektit nga Rrjeti i grave “Qeliza”, Edona Sina, deklaroi se po ndihmojnë gratë për përgatitje për punësim.

“Rrjeti i grave ‘Qeliza’ merret me krijimin e pavarësisë së grave përmes përgatitjes për punësim. Ky projekt ka pasur shtrirje në pesë komuna, Gjakovë, Junik, Malisheva Rahovec, Klinë. Ka zgjatur 15 muaj”.

“Faza e parë me vetëdijesimin e shkollave të mesme për tre muaj. Pjesëmarrja ka qenë nga 15-18 vjeçare. Ne kemi marrë nga ata Mungesa e besimit të institucioneve, kemi dashur të ndërtojmë ura për të fituar këtë besim, kemi shfaqur edhe video ku shfaqet edhe ambasadorja e cila është kundër kësaj dukurie. 

“Faza e dytë ka qenë fuqizimi ekonomik të viktimave të trafikimit. Ku kanë përfituar praktika të ndryshme. Këtu me në janë dy të trafikurat e cila njëra është bërë nga vetë burri, kurse rasti tjetër nga pesë meshkuj të huaj. të cilët e kanë shfrytëzuar pozitën ekonomike të vajzës”.

 “Sa i përket procedurave gjyqësore, njëra është në procedim e tutje, kurse të tjetra nga rreziku që kanë pasur nga trafikantët vajza ka qëndruar në strehimore që 1 vit dhe nuk e din se çfarë ka ndodhur me ata meshkuj”.

“Faza e tretë ka qenë e tryezave të rrombullakta me OJQ dhe Institucioneve. Dy nga viktimat e trafikimit në Gjakovë kanë rrëfyer historitë e tyre, me qëllim që të ndihmojnë viktimat e tjera që të kthehen dhe riintegrohen në shoqëri, si dhe të parandalojnë të tjera gra e vajza të kenë këtë fat”.

Njëra nga të trafikuarat, rrëfen se përveç burrit është keqtrajtuar edhe nga shokët e tij, raporton EO.

“Kam pasur problem me burrin, kam duruar dhe kam dashur të shty martesën, masnej filloj të vijnë shoqëria e tij duke pirë në shtëpi. Filluan edhe ata edhe burri nuk më mbrojke pasi edhe ai ka qenë ashtu. Kam ardhur këtu për një kohë të gjatë, e kam gjetur vetën këtu, e ndje vetën të sigurt dhe jam nënë, kam dy fëmijë”.

“Ju falënderoj juve që na keni ndihmuar, me ka ndihmuar shumë. Besoj se do të jem femër si të tjerat. Ka edhe raste të tjera, por i imi mu ka dok me i keqi. Jam mundu për fëmijët që të arrijnë diçka”.

Kurse viktima e tjetër, rrëfen se është trafikuar nga pesë persona.

“Rasti im ka filluar në një kafiteri ku pesë meshkuj janë ulur në tavolinën time.  Kisha dashur të filloj me këtë punë ose diçka tjetër. Dëshira më e madhe me vazhdu shkollën e mesme. Të jem vetja me u përvetësuar si të gjitha femrat dhe të kem pagën time”.

Ajo ka këshilluar të gjitha gratë që të punojnë sa më shumë, raporton Ekonomia Online.

“Mos u dorëzonin punoni sa më shumë, e veçanti ato që janë nëna për të arritur diçka”.

Të ngjashme