Arrestohet në Turqi ish-kryetari i BIK-ut në Kaçanik

Prishtinë | 21 Kor 2018 | 17:33 | Nga

Ish-Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj, është arrestuar nga autoritetet turke në Turqi.

Lajmin për arrestimin e Nezirajt, e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për kallxo.com.

Ai ka thënë se janë të njoftuar për arrestimin e tij, ndërsa nuk ka dhënë detaje se cila ishte arsyeja e arrestimit.

“Po rasti është i njohur për ne, qytetari i Kosovës Florim Neziraj nga Komuna e Kaçanikut. Florimi ka qenë në paraburgim për 4 ditë në Antalia, pastaj është liruar dhe iu kanë kthyer te gjitha dokumentet. Ne jemi në kontakt me zotri Nezirajn”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme