Arrestohet personi që i vodhi çantën me para e stoli ari një gruaje në Mitrovicë

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar personi që i vodhi çantën një gruaje në Mitrovicë, brenda të cilës kishte para të gatshme dhe stoli ari.

Policia njofton se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari Sh.Th. 66 vjeçar, i cili pas intervistimit ka pranuar veprën dhe i janë konfiskuar të gjitha paratë dhe stolit e arit të raportuara nga ankuesja, e të cilat më pas i janë kthyer.

“Me datën 03.09.20212 është raportuar një rast vjedhje, në një nga qendrat tregtare në Mitrovicë, ku ankuesja ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut, në të cilën kishte pasur një shumë me para të gatshme dhe një sasi të stolive të arit.

Pas një pune hetimore me datën 07.09.2021, njësia e hetimeve të Stacionit Policor Jug Mitrovicë, ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj të dyshuarin Sh.Th., 66 vjeçar, i cili pas intervistimit ka pranuar veprën dhe i janë konfiskuar të gjitha paratë dhe stolit e arit të raportuara nga ankuesja, e të cilat i janë kthyer ankueses në fjalë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari Sh.Th. pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme