Arrestohet serbi në Merdar, sulmoi policin pasi s’iu bind urdhrave

Prishtinë | 23 Pri 2022 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdar.

Policia bën të ditur se i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve të tyre dhe më pas ka sulmuar një polic, transmeton Klankosova.tv.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin  24 orësh të policisë.

Më tej, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje

Të ngjashme