Asllan Rusinovci shkarkohet nga detyra e kryetarit të Sindikatës së Juridikaturës

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Judikaturës së Kosovës, në takimin e mbajtur sot të rregullt, ka shkarkuar nga detyra Kryetarin e deritanishëm, Asllan Rusinovci, për shkak që i njëjti tani më është i pensionuar.

Sipas njoftimit për media, Sindikata e Judikaturës, njofton se sot, gjatë këtij takimi ka bërë, zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit organizativ.

Ushtrues detyre i Kryetarit është zgjedhur Bahri Jashari, ndërkaq, nënkryetar është zgjedhur, Hasan Rukovci, si dhe, për sekretar organizativ kanë zgjedhur Florim Hasani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme