Autobusi godet një këmbësore në Prishtinë

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësore është goditur nga një autobus në kryqëzimin që lidhë rrugët “Bill Klinton” dhe “Robert Doll” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

!Sot rreth orës 11:00 në kryqëzimin që lidhë rrugën Bill Klinton dhe Robert Doll në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një këmbësori”, tha jo.

Ahmeti tha më te se i pasojë e aksidentit këmbësorja  ka pësuar lëndime trupore.

“E njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, përfundoi Ahmeti.

Të ngjashme