Avdiu: Aksioni në veri – me ia fitu zgjedhjet një sharlatani dhe palaçoje

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Aktivitja për të drejtat e njeriut, Arta Avdiu përmes rrjetit të saj në Facebook ka komentuar aksionin e fundit të Qeverisë së Kosovës në veri.

Avdiu, e cila po ashtu merret me të drejtat e grave ka treguar arsyjet dhe qëllimin e vërtetë të këtij aksioni.

“Nuk është reciprociteti. Nuk është sovraniteti. Nuk është integriteti. Sot është hera e parë që një Kryeministër i Kosovës çon Policinë e Kosovës në veri në kohë fushate.
Krejt kjo për me ia fitu zgjedhjet një sharlatani e një palaçoje, kandidatura e të cilit është fyerje për qytetarët e Mitrovicës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot gjatë ditës shumë gazetarë dhe analistë e kanë cilësuar këtë aksion si politik, meqë po bëhet në mes të fushatës zgjedhore.

Të ngjashme