Avdullah Hoti: LDK nuk do të lejojë që RTK-ja të nëpërkëmbet për interesa individuale

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Avdullah Hoti dhe Besian Miustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, sot janë takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së RTK-së.

Këtë e bëri të ditur Hoti përmes një postimi në Facebook, me ç’rast tha se në takim diskutuan për çështje jetike për funksionimin e RTK-së që kërkojnë veprime të menjëhershme nga Kuvendi i ri.

Ai përmendi “bordin jofunksional, procesi joligjor i emërimit të drejtorit të përgjithshëm, kalkulimi i pa saktë i borxheve të RTK-së, çështja e pronës dhe objektit të RTK-së, etj”.

“RTK është institucion publik që financohet nga qytetarët e Kosovës dhe duhet të ju shërbejë atyre dhe vetëm atyre. Si i tillë, LDK nuk do të lejojë që RTK-ja të nëpërkëmbet për interesa individuale të askujt” ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme