Babai nga Gjakova raporton në polici se dikush ia ngacmoi seksualisht vajzën e mitur

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Gjakova ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është sulmuar seksualisht nga një person i dyshuar, raporton Express.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Policia ka intervistuar të dyshuarin, ndërkaq me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si “Ngacmim seksual”.

“Gjakovë, 13.02.2022 – 11:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur, është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Të ngjashme