Bahtiri viziton zonat e përmbytura në Mitrovicë

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Problemet me vërshimet në Komunën e Mitrovicës janë të mëdha. Për ta shikuar gjendjen reale në terren ka dalë edhe vetë i pari i qytetit.

Agim Bahtiri përmes një postimi në Facebook, shihet të ketë mbathur çizmet dhe ka shkuar në lagjen “2 Korriku”, ta shoh nga afër punët që po kryen një kompani private në ndihmë të qytetarëve.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Sonte, vizitova zonat përreth lumenjve Lushta dhe Sitnica pas reshjeve të ditëve të fundit, ku nga zyrtarët përgjegjës të emergjencave mora konfirmimin se gjendja me qarkullimin e ujërave të tyre është nën kontroll.

Falënderoj kompanitë private që kanë shprehur gatishmërinë që falas ta ndihmojnë komunën, në sanimeve e disa dëmeve që janë shkaktuar përreth lumit Sitnica, të cilat pasi që të fillojnë të sanohen sonte, do ta pamundësojnë daljen e ujit të lumit nga shtrati. Ky intervenim do të bëhet në lagjen “2 Korriku” për t’i ruajtur banorët, pasi që niveli i ujit të Sitnicës ka filluar të rritet.

Si kryetar i komunës mbetem i përkushtuar t’iu qëndroj afër në çdo moment qytetarëve, në këtë kohë kur qytetet tjera po përballen me vështirësi të mëdha. Fatmirësisht, gjendja me rrezikun e vërshimeve në Mitrovicë, është shumë më e favorshme se sa tjera qytete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme