“Ballkani i Hapur”, në Kosovë shfaqen parrulla kundër Edi Ramës

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Disa dhjetra parrulla kundër Edi Ramës janë shfaqur të shkruara në murret e pallateve në Kosovë.

Parrulla që lexon “Unë jam mirë kur është mirë Serbia – Edi Rama”, është një ironi për kryeministrin shqiptarm një lojë fjalësh me shprehjen e famshme të Isa Boletinit, “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria”.

Parrullat anti-Rama në Kosovë shfaqen disa ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me Aleksandër Vuçiç të Serbisë, për nismën e quajtur “Ballkani i Hapur”.

Kjo nismë është kundërshtuar nga shumë ekspertë e politikanë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, përfshi edhe kryeministrin Albin Kurti, që e bojkotoi këtë takim.

Të ngjashme