Banorët e Shalës së Bajgorës protestojnë për punësimet në “Trepçë”

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Banorët e Shalës së Bajgorës kanë dalë në protestë para objektit të menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me punësimet në këtë gjigand metalurgjik, sidomos në konkursin e fundit të para disa muajve.

Ata ankohen se u është bërë e padrejtë dhe se kjo zonë është anashkaluar gjatë pranimit të kandidatëve të rinj për punëtorë në minierën në Stan Tërg

Në lidhje me këtë protestë ka reaguar gjatë të dielës edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri i cili iu ka dalë në mbështetje shaljanëve duke thënë se banorët e kësaj zone u mashtruan dhe morën vetëm premtime boshe për punësim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme