Baze: Zgjidhje origjinale e Kurtit, pas pak ditësh mund të mos kenë nevojë për vaksina…

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Mero Baze ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin pas tollovisë që është krijuar sot para sallës 1 tetori, duke thënë se pas pak ditësh mund të mos ketë nevojë për vaksina, se mund të shfarosen të moshuarit.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Baze ka thënë se krejt tollovi është një zgjidhje origjinale e Albin Kurtit që t’i kursej vaksinat.

“Një zgjidhje orgjinale e Albin Kurtit si mund të kursej vaksinat. Me këtë dyndje të moshuarish pas pak ditësh mund të mos kene nevojë për vaksina se mund ti shfaros”, ka thënë ai.

Tutje, Baze ka rikujtuar se Kurti nuk ka pranuar ndihmën e Shqipërisë.

Të ngjashme