Beqaj: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, vlerë sublime e botës demokratike në ruajtje të paqes dhe spastrimit etnik

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 20-vjetorit të operimit të KFOR-it në Kosovë, raporton Ekonomia Online,

Beqaj tha se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, para 20 vitesh, ishte një vlerë sublime e botës demokratike në ruajtje të paqes dhe spastrimit etnik.

Ai tha KFOR-i kontribuoi në sigurinë dhe ndërtimin e stabilitetit në Kosovë.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Major Gjeneral të trupave të NATO-s në Kosovë, Lorenzo D’Addario mora pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 20 vjetorit të operimit të KFOR-it në Kosovë. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, para 20 vitesh, ishte një vlerë sublime e botës demokratike në ruajtje të paqes dhe spastrimit etnik. KFOR-i kontribuoi në sigurinë dhe ndërtimin e stabilitetit në Kosovë. #NATO

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme