Beqaj priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 16:26 | Nga

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë Dider Chabert. Ndër temat që u diskutaun në takim ishin mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës dhe shfrytëzimi i ideve inovative në dobi ekonomike.

Pas takimit, ministri Beqaj deklaroi se takimi me ambasadorin Didire Chabert ishte frymëzues dhe ku janë diskutuar tema të rëndësishme për vendin tonë.

“Mundësitë e krijimit të lidhjeve ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe shfrytëzimi i ideve inovative të të rinjve tanë për të rritur mundësitë e bashkëpunimit, ishin temat kryesore të këtij takimi”, tha ministri Beqaj.

Ministri Beqaj tha po ashtu se kërkesën e tij për ekspertizë për procesin e selektimit të përfituesve të programit për financim të NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up, ambasadori Chambert e pranoi me kënaqësi.

Gjatë takimit me ambasadorin francez në Kosovë Dider Chabert, ministri Beqaj e informoi mysafirin për potencialin e të rinjve të Kosovës dhe idetë e tyre inovative, që do ta bëjnë ndryshimin e ekonomisë së Kosovës duke e shndërruar atë në ekonomi digjitale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme