Bien temperaturat, e hëna dhe e marta me reshje shiu

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 08:00 | Nga

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat gjatë ditës së hënë dhe të martën do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Një gjendje e tillë e motit do të mbajë edhe në vendet fqinje, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do ti mbajë vlerat e normales me tendencë të uljes gjatë ditëve në vijim.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme