BSPK-ja shpërfillet në grevën për Ramush Haradinajn

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 12:38 | Nga

Thirrjes së djeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që institucionet publike e private të mbajnë grevë për t’u solidarizuar me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë, nuk i janë përgjigjur një numër i institucioneve.

Avni Hajdini, nënkryetar i BSPK-së ka deklaruar se shumë institucioneve. private e publike do të pranojnë ftesën që për gjysmë ore të martën të mbajnë grevë, pra prej orës 11 e 30 deri në orën 12:00.

Por Klan Kosova ka vizituar sot Komunën e Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ato nuk kanë pasur grevë.

Në anën tjetër thirrjes së tyre i janë përgjigjur vetëm KEDS-i dhe Ferronikeli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme