Burim Piraj: Na duhet përkrahja e Qeverisë dhe Opozitës për të fuqizuar ekonominë vendore

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 09:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Qeveria asnjëherë nuk i ka përkrahur që konsumatorët të mos blejnë produkte serbe.

Piraj ka thënë se u duhet përkrahja e të gjithëve, jo vetëm Qeverisë, por edhe opozitës, që qytetarët të mos blejnë prodhime serbe.

“Qeveria nuk ka dhënë shenja se neve po na përkrah mirëpo shpresojmë në mbështetjen e tyre. Para se të vie në qeveri partia në pushtet ka qenë kundër blerjes së prodhimeve serbe dhe ndoshta më radikal se ne. Ne po mundohemi ta vetëdijësojmë qytetarin të mos blejë prodhime serbe. Mendoj se duhet të na bashkëngjiten të gjithë, jo vetëm Qeveria, por edhe opozita. Krahas mos blerjes së prodhimeve serbe dhe mund ta fuqizojmë ekonominë vendore”.

Piraj theksoi se eksportuesit e Serbisë bëjnë investime të mëdha për të mbajtur produktet e veta në tregun e Kosovës.

Megjithatë, ai shtoi se ekziston një vetëdijesim i një shtrese të popullatës, sidomos nxënësit dhe shtresat e shkolluara të cilët nuk blejnë prodhime serbe.

Tutje, Piraj potencoi se kanë marrë kërcënime për nxitje të urrejtjes.

“Ka vetëdijesim por edhe këmbëngulësi shumë të madhe prej eksportuesve të Serbisë. Ata bëjnë investime të mëdha për të mbajtur produkte të veta në tregun e Kosovës. Po shohim se ka angazhim të madh të komercialistëve të ndryshëm të marketingut që produktet serbe të shiten në Kosovë. Mirëpo ka një vetëdijesim të një shtrese të popullatës e cila është pak më intelektuale e sidomos nxënësit dhe shtresa e shkolluar e popullatës. Ata e kanë kuptuar mesazhin dhe nuk po blejnë prodhime serbe. Kjo ka pasur ndikim dhe ka filluar të ndikojë. Ne kemi kërcënime flet padi për nxitje të urrejtjes”.

Të ngjashme