Burri nga Fushë Kosova raporton në Polici se gruaja e tij ka ikur nga shtëpia: Nuk e di ku ndodhet

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar të martën në Polici se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia më 6 shtator dhe që atëherë nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

“Më  07.09.2021 njëmashkull kosovar ka raportuar se, bashkëshortja  e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet. 

Të ngjashme