Çitaku e Jahjaga vizitojnë gratë e Krushës, bëhen ndrikulla të mbesës së Fahrije Hoti

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në ditën e të pagjeturve ka vizituar gratë e Krushës, për t’i përkujtuar të rënët e luftës.

Çitaku së bashku më ish-presidenten Atifete Jahjaga kanë vizituar Fahrije Hotin dhe gratë e Krushës.

“Në Krushë, jeta e mundë vdekjen. Sepse ka gra si Fahrije Hoti. Për shkak të grave si Fahrija, Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes. Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha është bërë simbol i rilindjes. Një fshat të djegur deri në hi, Fahrija e ngriti në këmbë. Fahrija ende e ka burrin e pagjetur. Me mund e djersë rriti vajzën dhe djalin. E kam takuar shpesh ndër vite, Fahrija asnjëherë nuk është dorzuar. Se Fahrija nuk din ndryshe”, shkroi Çitaku në Facebook.

Çitaku e Jahjga i kanë vizituar varrezat për t’i kujtuar ata që sot mungojnë.

Ato madje u bën ndrikulla të mbesës së Fahrije Hotit.

“Sot, shkuam në varreza. Kujtuam ata që na mungojnë. Dhe në fund, siç din vetëm Fahrija, si për të na e kujtuar se në Krushë e Kosovë jeta e mundi vdekjen, Fahrija na i solli dy mbesat e vogla dhe mua e Presidenten Jahjaga na bëri ndrikulla. Nuk ka nder më të madh për ne. Faleminderit Fahrije për forcën dhe frymëzim që na e jepë çdo ditë”, përfundoi postimin Çitaku.

Sot në Kosovë shënohet 27 Prilli – Dita e të Pagjeturve të Kosovës.

Të ngjashme