Daka lëshon mbledhjen e KQZ-së gjatë diskutimit për votat e komuniteteve: Bollni me cirkus politik

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 14:42 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e KQZ-së, është diskutuar edhe për çështjen e votave të minoriteteve jo serbe, e cila është kërkuar nga Sami Kurteshi i VV-së, ndërsa që Valdete Daka ka lëshuar mbledhjen gjatë diskutimit të kësaj pike, raporton Ekonomia Online.

Kurteshi, tha se në bazë të dëshmive që dalin nga QNR shihet se në disa komuna me shumicë serbe kemi një devijim të votës për komunitete.

” Marrë parasysh statistikat nga Enti dhe votimin e viteve paraprak shihet që Lisa Serbe ka një numër më të madh të votave se partitë nga komunitetet tjera”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se kupton shqetësimin e komuniteteve, por që ata s’mund të bëjnë asgjë.

“Ne nuk mundemi më bë asgjë me këtë ne vetëm organizojmë zgjedhje. E kuptoj shqetësimin e komuniteteve por nuk jemi me që mundemi me ndërhy asgjë. Nuk jemi ne adresa e saktë.

Pas kësaj deklarate ajo ka lëshuar mbledhjen e KQZ-së, duke thënë se nuk mund të lejojë të bëhen deklarata politike.

“Bollni ma me cirkus politik. Ju lutem, çështjet politike ngritni në Parlament. Këtu nuk është Parlament. KQZ-ja organizon zgjedhje. U kry mbledhja, vazhdoni”, tha Daka.

Largimi i Dakes erdhi pasi anëtari i KQZ-së, Rifat Krasniqi tërhoqi paralele prej ndihmës së Listës Serbe ndaj dy subjekteve me një vizitë të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit në Mamushë e që sipas tij ka bërë që mos të ketë përfaqësues turk.

Artan Asllani, përfaqësues i komuniteteve jo serbe në KQZ, ka thënë se ata po penalizohen dhe ka propozuar që të ketë rinumërim të votave.

“Ne komunitete po penalizohemi. Si KQZ nuk mundemi me i refuzua ato vota përderisa janë të vlefshme. Çka mundemi me bë është vetëm nëse i dërgojmë në rinumërim ato vende.

Të ngjashme