Deçan, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohen tetë armë pa leje

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Stacioni Policor në Deçan ka arritur që në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pjeë në katër operacione të ndara t’i sekuestrojë tetë armë ilegale bashkë me municion.

Mes armëve të sekuestruara janë katër pistoleta, një pushkë automatike si dhe tri pushka gjysmë automatike.

“Lidhur me këto raste janë arrestuar shtatë (7) persona  të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorisë”, thuhet një njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Të ngjashme