Demonstratat e vitit 1981 ishin përcaktuese për ruajtjen e identiteti kombëtar

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez dhe Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë kanë organizuar konferencë ndërkombëtare me temën “Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë – sinjalizimi i botës për shkeljen e të drejtave njerëzore në Jugosllavi”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë u shpalosën rrëfime dhe diskutime lidhur me krimet e shtetit serbo-jugosllav ndaj shqiptarëve në shek e XX-të.

Salihe Salihu, drejtoreshë e Institutit Shkencor Kosovar-Suedez, tha se këto demonstratat ishin ishin përcaktuese për ruajtjen e identiteti kombëtar.

“Kjo ngjarje ishte përcaktim dhe orientim i një rruge të cilën populli kishte nevojë të ruante identitetin kombëtar për të drejtat e tyre, janë dashur dy dekada për të bërë kwtw republikë të pavarur”, tha drejtoresha Salihu.

Profesori Bejtush Gashi, tha që organizimi i përgjithshëm për rezistencë mbi baza unike ishte në sistem të kohës.

“Krejt Organizimi i përgjithshëm ishte për rezistencë, ku Kosova u mbështet mbi ligjin e mbrojtjes që të siguronte funksion unik të mbështetur në planet udhëheqëse popullore”, theksoi ai.

“Ushtria serbe kurrë nuk pushonte duke bërë përpjekje për të ndryshuar çështjen e Kosovës në forma të ndryshme, edhe duke bërë përpjekje që të shpërlante trurin e njerëzve”, u shpreh tutje Gashi.

Profesor Ibrahim Gashi, në këtë konferencë foli për ndikimin e  demonstratave studentore të vitit 1981 në formësimin e kulturës politike për shtet të pavarur.

“Krijimi i shtetit të Kosovës nuk ishte i lehtë mjafton të kujtohet kur vendet e tjera po shpallnin liri, e Kosova po gjendej në një kohë lufte”.

Gashi tregoi edhe përjetimet që Kosova kishte kaluar në ato vite.

“Kosova kishte përjetuar terror nga ushtria serbe dhe nga kjo periudhë nuk kishte një vijë kulturore të mirëfilltë”, theksoi tutje ai.

Të ngjashme