Deputeti i VV-së feston ditëlindjen, ëmbëlson kolegët në Kuvend

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancën e fundit për sesionin pranveror, ku ka shqyrtuar e miratuar disa raporte.

E deputeti i LVV-së, Milazim Salijaj sot kishte ditëlindjen, ku ka mbushur 58 vjet.

Deputeti është kujdesur që pak para përfundimit të seancës t’u shpërndajë çokollata kolegëve deputet.

Çokollata deputeti Salijaj u dha edhe gazetarëve e kameramanëve që ishin të pranishëm në seancë.

Këto çokollata nuk arritën t’i shijojnë deputetët e opozitës të cilët kishin lëshuar seancën pak minuta më parë.

Të ngjashme