Deputetit Manaj ia shpërthejnë gomat e veturës me thikë

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ia ka shpërthyer gomat e veturës me thikë.

Manaj përmes Facebook ka thënë se rastin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që të zbardhet në tërësi.

Deputeti këtë ndodhi e ka lidhur me aktivitetin e tij si politikan dhe shkruan se nuk mund askush ta ndalojë në përfaqësimin e qytetarëve.

“Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim”, ka shkruar Manaj.

Image may contain: car
No photo description available.
No photo description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme