Deri tani janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.

Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme