Dita e dytë e panairit të Edukimit, pjesëmarrësit të kënaqur

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 15:22 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Panairi i Edukimit është ngjarja më e rëndësishme në vend për promovimin e programeve dhe shërbimeve të çdo institucioni arsimor. Aty po marrin pjesë shumë universitet ndërkombëtare dhe vendore.

Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe studenteve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve për bursa dhe gjetjes së punës praktike.

Veronika Piccinini nga “University of Novi Gorici”, tha për Ekonomia Online, se përmes këtij panairi kanë treguar mundësit që ofron ky Universitet.

“Jemi këtu për të treguar se çfarë mundësi ofron universiteti ynë, pra ne kemi pasur edhe një bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në Kosovë”, tha Piccinini.

Ndërsa, Alba Sekiraqa nga Instituti “Arsimi i Shqipërisë”, tha se përmes këtij panairi ata kanë treguar për mundësit që ofron ky institut.

“Ne jemi këtu për të treguar mundësitë që ofron instituti ynë, duke parë që ne ofrojmë mundësi të mira për të studiuar”, tha ajo.

Ky panair është edicioni i 13-të dhe po mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.


Të ngjashme