Dje ia thoshte këngës në përvjetorin e UÇK-së, sot dyshohet se është vetvrarë koloneli i FSK-së

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Ushtaraku mitrovicas, Skënder Hajdari ka ndërruar jetë para pak minutash në QKUK. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Dyshimet e para thonë se Hajdari mund të jetë vetvrarë. I njëjti është gjetur me plagë në kokë në fshatin Zjaqë.

Një ditë më parë, koloneli Hajdari ishte pjesë e një akademie në përkujtim të dëshmorëve të Shalës ku këndoi një këngë në duet.

“Po ka ndërruar jetë viktima para pak çasteve. Fillimisht është raportuar për vetëplagosje me armën e tij. Nuk ka qenë armë e FSK-së, por tjetër. Jemi duke pritur raportet policore dhe nuk mund të themi detaje të tjera”, tha Avni Zahiti për IndeksOnline.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme