Dy mjete të pashpërthyera u gjetën brenda Qendrës së Regjistrimit në Zveçan

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Përveç që në Zubin Potok u dogj zyra e qendrës së regjistrimit të automjeteve, edhe në Zveçan u tentua të bëhej diçka e tillë.

Në vendin e ngjarjes në Zveçan, Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dy mjete shpërthyese, shkruan Kossev.

Në vendin e ngjarjes njësitet kanë shkuar rreth orës 10:00 dhe se pas kontrollit të objektit, janë gjetur dy mjete shpërthyese, të cilat janë shkatërruar në kushte të kontrolluara.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme