Dy shtetas të Shqipërisë dhe një i Serbisë erdhën ilegalisht në Kosovë, ata vendosen në karantinë

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 11:58 | Nga Ekonomia Online

Katër persona dje janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasiqë kaluan legalisht kufirin në Kosovë

Sipas policisë, dy të dyshuar kanë qenë nga Shqipëria, një  shtetas i Serbisë dhe një kosovar.

Ata janë futur në karantinë, në Prishtinë.

Nga njësitet policore janë ndalur dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër  shtetasë të R. Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Pas kontrollave mjekësore, të njëjtit janë dërguar në karantinë në Prishtinë.

Nga njësitet policore janë ndalur dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Pas kontrollave mjekësore, të njëjtit janë dërguar në karantinë në Prishtinë

Të ngjashme