E gjobitën për kundërvajtje në trafik, i mituri bashkë me një tjetër i sulmojnë policët

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, njëri i mitur, meqenëse të njëjtit kanë sulmuar dy policë shkaku i një gjobe. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, ata kishin sulmuar zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës pasi njërit prej tyre i kishin shqiptuar gjobë.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 13.12.2021 – 15:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë,  njëri i mitur,  për shkak se i kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës, pasi zyrtarët policor njërit prej të dyshuarve  ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 dhe 24 orë”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme