“Ec me mua, çdo hap numërohet”, marshohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çrregullimin e spektrit të Autizmit

Prishtinë | 02 Pri 2022 | 12:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit është mbajtur marshi me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për çrregullimin e spektrit të Autizmit, raporton Ekonomia Online.

Marshi ka nisur nga “Skënderbeu” në drejtim të Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

E pranishme në këtë marsh është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e shoqata të autizmit.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se ky marsh synon ndëegjegjësimin e shoqërisë sonë.

“Ngjarja që është organizuar nën patronatin e institucionit që unë e drejtoj, synon zgjimin e ndërgjegjësimit të shoqërisë sonë, se fëmijet por edhe të rriturit kanë nevojë për zërin tonë, mbështetjen tonë, kanë nevojë për mirëkuptimin tonë por mbi të gjitha kanë nevojë që ta kuptojmë potencialin e tyre”, tha Osmani.

“Fatkeqësisht ka akoma shumë punë për të bërë por jeni këtu me të gjithë përfaqësuesit e institucione të vendit por edhe shumë qytetarë tjerë, të cilët e kuptojnë sesa e rëndësishme është që të përqafohen vlerat e secilit dhe e kuptojnë shumë mirë që vetëm pse jemi të ndryshëm nuk do të thotë që nuk duhet të jemi të barabartë”.

E kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka përmendur funksionalizimin e qendrës për kët komunitet, ndërsa paralajmëroi edhe minimaratonën e cila pritet të mbahet në korrik.

“Ne si kryeqytet kemi marrë iniciativa të ndryshme për ta fuqizuar këtë komunitet. Ndër to është edhe krijimi i ndmrtesa e cila do të jetë gati në fund tl prillit. Sot ndoshta po e prezantoj edhe minimaratonën e cila do të organizohet më 3 korrik ku do të kemi mundësi të gjithë të jeni pjesëmarrës”, tha Rama.

Të ngjashme