Ekspertë danez të drejtësisë do të vijnë në Kosovë për shkëmbim të përvojave

Prishtinë | 16 Sht 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Minsitri i Drejtësisë, Selim Selimi bëri të ditur se ekspertë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë për shkëmbim të përvojave në fushën e drejtësisë.

Në një postim në rrjetin e tij, Facebook, ministri Selimi tha se për këtë vizitë u mor vesh me homologun e tij danez, Nick Hækkerup.

Ky është postimi i tij i plotë:

Takim shumë përmbajtësor me homologun tim nga Danimarka, ministrin Nick Hækkerup, me të cilin diskutuam virtualisht për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në Sistemin e Drejtësisë.

Me z. Hækkerup në theks të bisedës ishte forcimi i kapaciteteve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Po ashtu nga ministri Hækkerup mora zotimin për një vizitë të ekspertëve danez të fushës së drejtësisë, të cilët do të kontribuojnë në shkëmbimin e përvojave me ShKK dhe ngritjen e kapaciteteve. Mbetemi të përkushtuar që të përmbushim standardet dhe praktikat më të mira, duke marrë shembull dhe model nga shtete si Danimarka.

Të ngjashme