Eliot Engel: BE-ja me standarde të dyfishta, liberalizoni vizat menjëherë për kosovarët

Prishtinë | 08 Tet 2019 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan Eliot Engel i ka dërguar një letër Bashkimit Europian, duke kërkuar liberazlimin e menjëehrshme të kosovarëve.

Eliot Engel, i ka dërguar sot një letër Bashkimit Evropian ku ka kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën.

“Nëse qytetarët e Kosovës do të trajtoheshin si gjithë qytetarët e tjerë në Ballkan, kosovarët tani do të mund të udhëtonin pa viza në zonën Shengen. Mirëpo, duke mos garantuar liberalizimin e vizave për Kosovën, duket se po krijohet një standard i dyfishtë ndaj popullit të Kosovës. Ne, në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj si dhe Këshillit të BE’së që të rekomandojnë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe liberalizimi të ndodhë pa vonesa’, thuhet në letrën që Engel e ka nisur në adresë të BE-së”, përkthen Periskopi.

Letra është nënshkruar edhe nga anëtarë të tjerë të Komitetit për Punë të Jashtme, përfshirë edhe anëtarin republican Michael McAul.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme