Endrit Januzaj hap Fondacion për të ndihmuar njerëzit e sëmurë

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Endrit Januzaj nga Isniqi i Deçanit ka vendosur që të hap një fondacion në emër të tij për të ndihmuar njerëzit që janë të sëmurë.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social facebook tha se ky vendim i tij ka ardhë pas përkrahjes së madhe që ka marrë nga të gjithë njerëzit në Kosovë e Amerikë.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar familjar,miq dhe shok ju njerëz të vullnetit të mirë,nga sfidat që përjetova,erdha në përfundim të marr një rrugëtim të ri,me lejen e të madhit Zot po hap një (FONDACION),që do të ketë prioritet mirëqenien e njerëzve,shëndetin e tyre etj,me një fjalë do të jem urë lidhëse për njerëzit në nevoje,kam marr shumë telefonata dhe përkrahje nga të gjithë që më njohin Kosovë e Amerikë, ju falënderoj nga zemra të gjithë që mbështesin iniciativën time,ai që dëshiron që të kontribuojë në fondacion më poshtë do të ketë llogarinë time deri ne hapjen e llogaris në emër të Fondacionit Endrit Januzaj,poashtu parat mund të dërgohen tek unë,deri në hapjen zyrtare me një lokacion,të gjithë që janë të gatshëm të dhurojnë mund të fillojmë,unë çdo gjë do ta bëj publike dhe në mënyrë transparente,unë si person kam marr këtë vullnet,dikuj që i bêj zgjidhje ato DUA të jenë për mua,kaq më duhet sepse duke ju falënderuar Zotit i kam të gjitha,unë personalisht do të startoj me fonde bashkë me shokët e mijë,do të prek pika të caktuara për shpërndarje,të gjithëve faleminderit!!

XKO5140300003510 5446 Banka Ekonomike / Kosova SWIFT CODE EKOMXKPRXXX

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme