EULEX përshëndet suspendimin e shërbyesve korrektues

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 11:58 | Nga

Misioni për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë, EULEX, e ka mbështetur iniciativën e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për transparencë dhe llogaridhënie në shërbimin korrektues.

“EULEX mbështet përpjekjet e ministres së Drejtësisë, Dhurata për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien në shërbimin korrektues”, shkruhet në një postim nga ky mision në faqen e tyre në Twitter.

Dhurata Hoxha gjatë ditës së djeshme ka kërkuar suspendimin e katër personave të shërbimit korrektues në Prizren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme