Falet Fitër Bajrami, Tërnava kërkon kujdes maksimal gjatë vizitave

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 06:18 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih”, në Prishtinë është bërë falja e namazit të Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.

Numër i madh i qytetarëve kanë kryer këtë ritual fetar, kurse brenda objektit të xhamisë është kërkuar vazhdimisht respektimi i distancës.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me këtë rast ka uruat të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

Sipas tij, feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane, prandaj nëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.

Tërnava shtoi se kjo festë kultivon më së miri ndjesinë e besnikërisë e bujarisë. Ai ka uruar që sa më shpejt të përfundojë edhe pandemia që ka kapluar gjithë botë.

Madje ai ka bërë thirrje për kujdes maksimal në vizitave gjatë festës së Fitër Bajramit.

“Falënderojmë Allahut me ndihëm e të cilit arritëm ta kalojmë muajin e Ramazanit. Jemi bashkë në këtë ditë madhështore për të festuar Fiter Bajramit. Muaji i Ramazanit na mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotshmëri”.

“Feja islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane. Nëse njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë. Sot kemi festë që na bashkon me miq e farefis”.

“Kjo festë ngrohë familjet e fëmijet tanë, kultivon më së miri ndejsinë e besnikërisë e bujarisë. Kjo festë shërben për ta ruajtur ekilibrin tonë. Edhe këtë Bajram po e presim në pandemi që na ka shkatuar probleme të mëdha”.

“Urojmë që të shërohen sa më shpejt të infekuarit. Ju ftoj të bëni kujdes në vizita sepse rreziku nga pandemia nuk ka kaluar. Urime Festa e Fiter Bajramit, shëndet e mbarësi”.

Edhe qytetarë patën urimet e tyre më të mira për këtë festë.

Faik Shaqiri uroi që sa më shpejt të kalojë pandemia Covid-19.

“Përhajr na qoftë Fitër Bajrami, ata që e kanë agjërua dalin me fytyrë të bardhë, ata që që nuk e kanë agjërua ishalla zoti i falë. Kjo sëmundja që na ka munduar shumë po ishalla zoti i madh na shpëton” është shprehuar ai.

Ndërsa qytetari tjetër, Faik Begolli uroi të gjithë kosovarët për këtë ditë e sipas tij është prit me gëzim.

“Urime për të gjithë kosovare të cilët e kemi pritë me gëzim këtë muaj, dhe erdhëm e falem Fiter Bajramin” ka thënë ai.

Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës agjërojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Të ngjashme