Fëmijët njihen me punën e Avokatit të Popullit në Ditën Universale të të drejtave të tyre

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 11:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucioni i Avokatit të Popullit për nder të Ditës Universale të të drejtave të fëmijëve ka organizuar pritje për një grup të fëmijëve nga SOS fshatrave të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ata u pritën nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili i njoftoi me punë që bënë ky institucion.

Qelaj më pas iu ka garantuar atyre mbrojtjen e të drejtave të garantuara me ligj e konventa ndërkombëtare.

“Ajo çfarë ma bën punën e lehtë është fakti që qytetarët më besojnë dhe mandej e ke të lehtë të punosh. Do të mirëkuptojnë ndonjëherë sepse nganjëherë mund të kesh pengesa, sfidë apo nuk përgjigjemi me kohë, edhje pse kjo nuk ndodh sepse zakonisht mundohemi të përgjigjemi me kohë, por ka rastet të tilla. Pra janë qytetarët e besimit që kanë në këtë institucion dhe ma lehtësojnë që të punoj këtu, sepse është goxha vështirë”, u shpreh ai, teksa thotë se një ditë në javë i takon qytetarët.

“Ju e dini që Qeveria propozon ligje me të cilat garanton mbrojtjen e të drejtave të njëriut , këtë rast ligje edhe të fëmijëve dhe në këtë rast është rritur respekti dhe bashkëpunimi nga ana e Qeverisë. Unë personalisht jam i kënaqur që arrijmë t’i koordinojmë punët tona, por nëse më pyet sa Qeveria i respekton këto ligje, atëherë kjo është tjetër temë. Respektimi fillon tek zbatimi që unë i rekomandoj”, tha ai.

“Qeveria mundem me thënë se mbi 50 për qind të rekomandimeve që ne i nxjerrim i zbaton. Ligji për të drejtat e fëmijëve ka dy vite që është miratuar në Kuvendin e Kosovës, dhe në gusht është implementuar ky ligj, përshkak të disa afateve që i ka pasur dhe realisht nuk kemi mbërritur ta monitorojmë në tërësi zbatimin e këtij Ligji, dhe ne kemi dal me një rekomandim sesi duhet të nxjerrën të gjitha aktet nënligjore”, u shpreh Avokati i Popullit.

Dita universale e të drejtave të fëmijëve u themelua në vitin 1954 nga Kombet e Bashkuara dhe shënohet më 20 nëntor për çdo vit. Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijëve dhe përmirësimin e mirëqenies të tyre.

Ditën universale të fëmijëve e kanë shënuar dy ngjarje të mëdha: në vitin 1959 Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar Deklaratën për të drejtat e fëmijëve, ndërsa po atë ditë tridhjetë vite më vonë, në vitin 1989 u miratua Konventa për të drejtat e fëmijëve.

Konventa për të drejtat e fëmijëve është dokument i cili ka numrin më të madh të ratifikimeve nga shtetet, duke e deklaruar kështu fuqishëm vullnetin për përmirësimin e të drejtave të fëmijëve, të theksuara me dispozitat e konventës për mbrojtjen e të drejtave dhe mundësinë për pjesëmarrje në aktivitete, si dhe për zbatimin e standardeve minimale për mbrojtje shëndetësore, arsimim dhe mbrojtje sociale.

Lexo më shumë:

Të ngjashme