Festë e zbehtë në sheshet e kryeqytetit – qytetarët festojnë në shtëpi, ankohen për rritje çmimesh

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 21:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i vogël i qytetarëve kanë dal në sheshet e kryeqytetit natën e fundit të viti 2021, raporton Ekonomia Online.

Edhe në shtëpiza e vendosur në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë qytetarët ishin të paktë. Madje për shpërndarjen e tyre u përkujdes Policia dhe Inspektorati.

Vendosja e maskave si masë për parandalimin e virusit nuk po respektoje nga shumica e atyre që kishin zgjedhur sheshet për të bërë edhe shëtitjen e fundit.

Riza Rexhepi tha se vitin e ri do ta presin në shtëpi, duke theksuar se gjatë blerjes së produkteve kanë hasur në rritje çmimesh.

“…po shkojmë në shpi me festuar. Për çdo ditë ka rritje çmimesh, përditë ka ndryshim çmimesh”.

Hajriz Musiqi, i cili jeton në Belgjikë apeloi që të rriten pagat, sepse çmimet janë shumë të larta.

“Tash do të ikë në shtëpi me shkuar me festuar në gjirin familjar. Jo veç në Kosovë por rritjet e çmimeve janë në gjithë globin përgjithësi në botë ka pasur rritje këtë vit. Unë jetoj në perëndim dhe ka rritje në ushqim dhe material ndërtimor”.

“Sa më shumë të rriten rrogat punëtorëve në Kosovë sepse po befasohem si është e mundur me jetuar me këto çmime të larta në Kosovë. Perëndim janë duke u respektuar masat. Nuk ka shtim të rasteve as në Kosovë”.

Përderisa Shemsedin Dumozeti nga Dragashi tha se çmimet janë rritur për 20%.

“Unë kam ardhur në Prishtinë dhe do ta festojë në shtëpi vitin e ri. Po kemi hasur në rritje çmimesh për 20% më shtrenjtë”.

Edhe Hamdi Shartani nga Mitrovica tha se çmimet për cigare janë rritur për 10 cent më shumë, raporton EO.

“Unë kom bo plan me festuar vitin e ri në Prishtinë. Cigaret janë rritur për 10 cent më shumë”.

Përderisa komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet në “Prite n’shesh”.

Sipas komunikatës nga komuna e Prishtinës aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

Lexo më shumë:

Të ngjashme