Franca i dhuron Kosovës një automjet dhe 300 veshmbathje për zjarrfikësit

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Francës në Kosovë, nëpërmjet një njoftimi të bërë për media ka njoftuar se ditën e nesërme (19 qershor) në ora 12:oo në Hajvali përfaqësuesit e Brigadës së zjarrfikësve të Saône et Loire në Francë, do të bëjnë dorëzimin zyrtar të një automjeti kundër zjarrit dhe 300 veshmbathjeve për zjarrfikësit e Rahovecit.

Këto materiale dhurohen nga Shërbimi i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Saone et Loire.

Dorëzimi i këtyre donacioneve do të bëhet në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave në Hajvali, në prani të përfaqësuesve të Ambasadës së Francës në Kosovë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme