Gashi: Projekti për revitalizim në rrugën “Marin Barleti” në Prizren hap rrugët për investime

Prizren | 17 Pri 2019 | 12:39 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është prezantuar projekti për revitalizimin dhe integrimin socio-ekonomik të komunitetit lokal në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt është iniciuar që nga viti 2017 dhe është koordinuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe organizata EC Ma Ndryshe. Projekti në fjalë është financuar nga MKRS-ja, Zyra e BE-së në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe është mbështetur nga Komuna e Prizrenit.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS)  Kujtim Gashi, tha se projektet e tilla nuk do të mungojnë, duke siguruar edhe mbështetjen financiare të ministrisë që drejton.

“Është një brengë e të gjitha institucioneve, më vjen mirë që jemi bashkë me shokët tanë ndërkombëtarë. Besoj se nga sot ky bashkëpunim i joni do të jetë konkretë ta jetojmë dhe ta bëjmë realitet në veçanti qendrën për trashëgimi”.

“Të gjithë bashkërisht kemi mbledhë forcat për të ardhur deri tek ky projekt. Në projekte të tilla të kemi mbështetjen e miqve dhe shteteve të fuqishme njëra ndër to është Britania e Madhe sot. Ky është projekti më i bukuri i cili kthen një identitet të ri të qytetit të Prizrenit, pjesës historike ku edhe shpesh flitet për qendrën historike”.

“Nuk do të jetë projekti i parë sepse si Ministri keni fokus të veçantë në qytetin e Prizrenit. Buxheti i 2019 tregon më së miri se Ministria e Kulturës  i ka orientimet në Prizren pasi ngërthen në vete një trashëgimi të pastër kulturore”.

Ndërsa  ambasadori britanik, Ruairi O’Connell tha se përmes këtij projekti është synuar

“20 vjet më pas duhet të kujtojmë të kaluarën, por ne nuk mundemi të ndryshojmë çka ka ndodhur po ne mundë të shohim si do të dukët  të jetë e tashmja. Me këtë projekt duke rikujtuar të kaluarën kemi vendosur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme”.

“Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën, Likoshanin, Pavlanin, Dubravën e shumë masakra që kanë ndodhë në Kosovë. Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar krahë për krahë me Kosovën në kohë të vështira”.

“Nëse dëshirojmë të kemi paqe prosperitet për fëmijët tanë ne duhet të flasim, është e vështir por një shoqëri aq e fortë dhe e qëndrueshme sa Kosova ka potencial për tu marrë me këtë çështje dhe për tu ndërtuar një të ardhme të ndritshme. Drejtësi për disa e jo për të gjithë nuk bënë”.

“Me këtë projekt keni zgjedhur për te rikujtuar çka ndodhur në të kaluarën dhe për rindërtuar një të ardhme me të ndritshme. Shpresoj që ky projekt do të shërbej si shembull që të harrojmë çka ka ndodhur në të kaluarën”.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se Prizrenin e dallon trashëgimia kulturore, duke e cilësuar edhe projektin si të qëlluar, raporton EO.

“Një gjë që e dallon Prizrenin është trashëgimia kulturore. Pa e pas këtë trashëgimi kulturore s’do e kishin pas as këtë bashkëjetesë. Unë ndjehem krenarë për trashëgiminë që e kemi”.

“Është fakt se në periudhën e luftës kemi pas probleme, por kjo trashëgimi e tolerancës e dallon Prizrenin. E shohë shumë të rëndësishme këtë trashëgimi. Dhe do të ndikojë në kthimin e frymës më zënë”.

“Vet organizatorët apo themeluesit e tregojnë rëndësinë e projektit kjo tregon se kur janë gjërat me rëndësi jemi të gjithë së bashku”.

Të ngjashme