Gashi viziton stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, ku pritet të ndërtohet kampi nacional

Obiliq | 12 Sht 2018 | 12:45 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vizitës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dhe kryetarit të Komunës së Obliqit, Xhafer Gashi, te stadiumi “Agron Rama”, prezent ishte edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi falënderoi ata që bënë të mundur ndërtimin e kampit dhe institucionet që po e përkrahin aq shumë futbollin, raporton Ekonomia Online.

“FFK do të jetë pronare e saj për 25 vitet e ardhshme të cilës, i është dhënë në shërbim. Këtu do të jetë kampi nacional siç e kanë shtetet e tjera, do të jetë më moderni i mundshëm, do të fillojnë ndërtimet, do të bëhen 3 fusha minimum që do të jenë këtu, ku në këtë kamp përveç fazës stërvitore që do të bëhen nga ekipet nacionale, do të zhvillohen edhe ndeshjet e kategorive të reja, siç janë futbolli i femrave dhe kategoritë e ulëta, etj.”, tha Ademi.

“Do të ketë edhe një pjesë për klubin e qytetit, i cili normalisht nuk do të përjashtohet nga ky kompleks, por do të ketë pjesën e cila do të vazhdojë aktivitetin e tij, sepse gjithçka bëhet për futbollin. Ky është një koordinim, një marrëveshje në kuadër të strategjisë së futbollit dhe sportit në përgjithësi të projekteve që i kemi bashkërisht me ministrinë dhe komunat që e bëjmë për infrastrukturën e futbollit”, shtoi ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme