Gazeta zvicerane: Ndarja e Kosovës, “balon testues” i Beogradit

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 14:12 | Nga

Idenë e ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq për ndarje të Kosovës, gazeta zvicerane “Neuer Zuchrer Zeitung” sot e vlerëson si “balon testues të Beogradit”.

“Marrëdhënia e Serbisë dhe e Kosovës është temë që Beogradi po e kultivon tash e një kohë të gjatë dhe me këtë rast ai nuk heq dorë as nga propozimet kundërthënës”, shkrua gazeta zvicerane.

“Edhe pse në mënyrë eksplicite nuk është thënë, është e qartë se qëllimi është për ndarjen e Kosovës”, shkruan NZZ, përcjell DW.

Gazeta sugjeron se është vështirë të mendohet që kjo ide të mos jetë nxjerrë në opinion pa marrëveshje me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar dialog të brendshëm të Serbisë për Kosovën.

Çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor historikisht ka qenë gjithmonë me shumë rrezik”, vlerëson në fund gazeta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme