Gërvalla i ankohet Dakës: Një mërgimtar pagoi rreth 700 euro për t’i dërguar votat me postë

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga lista e Vjosa Osmanit, Donika Gërvalla ka shprehur shqetësimin rreth shumave marramendëse që sipas saj, po paguhen nga mërgimtarët për ta siguruar arritjen e votës në Kosovë.

Gërvalla, përmes një shkrimi në Facebook, iu ka drejtuar kryetares së Komisionit të KQZ’së, Vadete Daka, duke e akuzuar që po mundohet ta pengojë votën e mërgatës.

Shuma që shihet në këtë faktur është 684.20 cent, për të cilën Gërvalla thotë se kjo bashkatdhetarë ka paguar për ta siguruar votën e saj, që të vijë në Kosovë.

“Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar. Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurtë të votës.

Në fakt, kjo shumë do të duhej t’ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës.

14 shkurti po vjen”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme